Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 3

لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ 3 ٣

A mos vallë ti (o Muhammed) don ta shkatërrosh veten, ngase ata nuk duan të besojnë? (3)

Tefsiri

Mos, vallë, do ta shkatërrosh veten

(o Muhamed)

pse ata nuk bëhen besimtarë? -

Pse po e mundon dhe shkatërron veten (o Muhamed), që ata nuk bëhen besimtarë? Mos e bëj këtë, pra, mos e dëmto veten për ta, sepse udhëzimi është në dorën e Zotit dhe ti e ke kryer detyrën tënde, pra, kumtimin e qartë të Shpalljes. Dije mirë se nuk ka shenjë e mrekulli më të madhe sesa ky Kur'an i qartë dhe qartësues i gjithçkaje që njerëzit të mund të besojnë. Ai është i mjaftueshëm e një shpjegim shterues për këdo që dëshiron udhëzimin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë