Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 5

وَمَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنَ الرَّحْمَٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ 5 ٥

Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfarë këshille e re prej Mëshiruesit, e që të mos jenë shmangur nga ajo. (5)

Tefsiri

Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën. -

Atyre vazhdimisht u vijnë mesazhe e kumte prej Allahut, me urdhëra e ndalesa, që u mësojnë atyre se çfarë u bën dobi dhe si të ruhen nga ato që i dëmtojnë. Por ata: "...ia kthejnë shpinën." Ata i kthejnë shpinën qoftë me zemër, qoftë me trup. Edhe pse mesazhet e Zotit janë të shumta dhe të përsëritura, të tilla që normalisht do të duhet të zinin vend të rëndësishëm në zemrat e tyre, ata përsëri i kthejnë shpinën Allahut. Atëherë, si mendon se sillen ata me ato mesazhe që nuk përsëriten shpesh? Kështu ndodh, sepse nuk ka mirësi tek ata. Për ata nuk bëjnë punë qortimet e këshillat.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë