Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 89)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 89

إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ 89 ٨٩

por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Perëndia”. (89)

Tefsiri
Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët; Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!" -

Kjo është ajo që sjell dobi tek Ti. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga ndëshkimi yt dhe për të fituar shpërblimin: el kalbu es-selim, pra, zemra e pastër e shëndoshë, domethënë, ajo zemër që është e pastër nga shirku, dyshimet dhe pasiguria në besim dhe nga dashuria për ligësinë. Ajo është e mbushur me sinqeritet, dituri, siguri dhe me dashuri për të mirën. Ajo zbukurohet me ndjenjat e adhurimit. Dashuria e saj është e lidhur ngushtë me dashurinë e Zotit dhe me ato gjëra që Zoti i do. Dëshirat dhe prirjet e saj janë ndjekëse të Shpalljes që vjen nga Zoti. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa ngjarje të asaj dite të madhe, si dhe shpërblimet dhe ndëshkimet që do të jepen atë dite:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë