Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ
E do të hudhen në (zjarr) ata (hyjnitë e tyre), dhe mohuesit, (94)
Pastaj ata do të hidhen në të
(në Xhehenem)njëri mbi tjetrin - ata
(idhujt)dhe adhuruesit e tyre, dhe e tërë ushtria e Iblisit
(shejtanit), të gjithë së bashku. -
Do të hidhen në zjarr ata dhe idhujt që ata adhurojnë. Adhurues dhe të adhuruar në zjarr së bashku me ushtrinë e Iblisit prej njerëzve dhe xhindëve, të cilët i nxisin dhe tundojnë për poshtërsi dhe gjynahe. Ata kanë forcë mbi këta të mjerë, sepse ata vetë ia kanë hapur portat e zemrës nëpërmjet gjynaheve të shumta dhe mohimit të besimit të pastër dhe të vërtetë. Madje, ata janë shndërruar në punëtorë që ftojnë në rrugën e shejtanit, që punojnë për çdo kënaqësi të shejtanit. Do t’i gjesh ata ose prej atyre që ftojnë në rrugën e shejtanit dhe në bindjen ndaj tij, ose prej atyre njerëzve që i përgjigjen ftesës së tij, ose prej atyre që pasojnë gjurmët e të humburve, për të shkuar në shkatërrim. Të mashtruarit e Iblisit u drejtohen idhujve të tyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë