Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 97)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 97

تَاللَّهِ إِنْ كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 97 ٩٧

“Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ne kemi qenë në humbje të qartë, (97)

Tefsiri

Aty brenda

(në Xhehenem), ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allah! Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. -

Ne ishim në humbje të qartë kur ju bënim si të barabartë me Zotin e botës, në drejtim të përkushtimit të adhurimeve, dashurisë, frikës e shpresës. Ne ju luteshim ashtu si Zotit të botëve. Atëherë, atyre do t'u bëhet e qartë rruga e humbjes dhe do ta pranojnë drejtësinë e Allahut për ta. Ai do të jetë dënimi i merituar. Në fakt, ata i bëjnë shok Zotit në aspektin e adhurimeve, jo në aspektin e rububijes. Argument për këtë është fjala e tyre: “Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve.” Pra, e pranojnë se Ai është Zoti i të gjithë botëve, dhe pjesë e kësaj bote janë edhe idhujt.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë