Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 10

وَأَلْقِ عَصَاكَ ۚ فَلَمَّا رَآهَا تَهْتَزُّ كَأَنَّهَا جَانٌّ وَلَّىٰ مُدْبِرًا وَلَمْ يُعَقِّبْ ۚ يَا مُوسَىٰ لَا تَخَفْ إِنِّي لَا يَخَافُ لَدَيَّ الْمُرْسَلُونَ 10 ١٠

Dhe, hudhe shkopin tënd! E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër ai (shkopi), u kthye para (menjëherë), e nuk shikoi më (nga frika). (Perëndia i tha): “O Musa, mos u friko! Me të vërtetë, tek Unë nuk frikohen pejgamberët (meqë janë të sigurt); (10)

Tefsiri

Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër,

(nga frika)

ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. -

Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në një gjarpër të madh mashkull, që lëvizte shumë shpejt. Atëherë Musai u kthye të largohej me vrap pa i hedhur sytë pas, nga frika, ashtu siç është natyra njerëzore. Por Allahu i Lartësuar i thotë: “Mos u frikëso!“. Në një ajet tjetër thotë: "Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt (nga çdo e keqe)." [Kasas 31].(I'u tha)

O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje! -

Sepse të gjitha gjërat e rrezikshme që e frikësojnë robin janë nën caktimin dhe ligjin e Zotit, që vendos për gjithçka. Kështu, ata që Zoti i ka zgjedhur për t’u dhënë shpalljen dhe i ka dalluar mbi të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, përveç Zotit, e sidomos kur janë pranë Madhërisë së Tij dhe po përjetojnë kënaqësinë dhe privilegjin e madh që Ai po u flet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë