Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 14

وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنْفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا ۚ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ 14 ١٤

Dhe, ata i mohuan ato – duke qenë zullumqarë dhe mendjemëdhenj – por shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërrestarëve! (14)

Tefsiri

Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi... -

Ata i mohuan ajetet e Allahut, duke e ditur që nuk kishin të drejtë.

...edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to

(se ishin nga Zoti). - Mohimi dhe refuzimi i tyre nuk ishte për shkak të ndonjë dyshimi e paqartësie nga ata, sepse ata kishin dije të plotë dhe siguri se ato shenja ishin të vërteta nga Zoti dhe se Musai ishte i sinqertë. Kështu, ata me vetëdije po tregoheshin të padrejtë, duke shkelur mbi hakun e Zotit dhe të padrejtë me vetveten, duke zgjedhur me vetëdije ndëshkimin. Ata ishin të padrejtë edhe me robërit e Zotit, duke i penguar nga e vërteta. Gjithashtu, ishin të padrejtë edhe me Profetin e Zotit, prej hakut të të cilit është pasimi e bindja ndaj ftesës së tij.

Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve! -

Ky ishte ndëshkimi i atyre që përhapin shkatërrimin. Ai ishte më i keqi përfundim. Allahu i shkatërroi dhe i mbyti në det. Ai i poshtëroi dhe pasurinë dhe mbretërimin e tyre ua la popullit të përvuajtur, që ishin adhurues të Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë