Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 22

فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطْتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِنْ سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ 22 ٢٢

E, nuk vonoi shumë, e erdhi ajo edhe tha: “Kam marrë vesh atë që nuk e ke ditur ti dhe të kam sjellë lajm të sigurt prej Sabes. (22)

Tefsiri

Por nuk zgjati shumë dhe ajo

(pupëza)

erdhi. -

Kjo tregon për respektin e madh të ushtarëve dhe se sa të kujdesshëm ishin ata për përmbushjen e urdhrave të Sulejmanit. Madje edhe pupëza, që ishte e justifikuar për vonesën e saj, nuk ia lejoi vetes të vonohej shumë, por erdhi me të shpejtë dhe i tha:

Unë isha në vende që ti nuk ke qenë... -

Unë kam një informacion që ti nuk e di, me gjithë diturinë e gjerë dhe gradën tënde të lartë.

...dhe vij nga Sebei me lajme të vërteta. -

Po të sjell një lajm të sigurt nga Sebei, një mbretëri e njohur ne Jemen. Pastaj filloi t’i shtjellonte këtë lajm:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë