Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 36

فَلَمَّا جَاءَ سُلَيْمَانَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٍ فَمَا آتَانِيَ اللَّهُ خَيْرٌ مِمَّا آتَاكُمْ بَلْ أَنْتُمْ بِهَدِيَّتِكُمْ تَفْرَحُونَ 36 ٣٦

Kur erdhi (i deleguari) te Sulejmani, ai (Sulejmani) tha: “A mos doni ju të më ndihmoni me pasuri? Atë që ma ka dhënë Perëndia mua, është më e mirë nga ajo që u ka dhënë juve. Por, ju, gëzohenime dhuratën tuaj. (36)

Tefsiri
Kur (të dërguarit)

shkuan te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua?!”” -

Kur të dërguarit e mbretëreshës shkuan tek Sulejmani me dhuratat e saj Sulejmani e refuzoi i zemëruar, sepse ata nuk i qenë përgjigjur ftesës. Ai u tha:

“Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve.” -

Këto dhurata nuk më bëjnë asnjë përshtypje, sepse ato që më ka dhuruar Allahu janë shumë më të mira se ajo që keni ju.

“Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata!” -

Ju gëzoheni e mashtroheni me dhurata, sepse ju e doni këtë dynja. Ato që keni në duart tuaja janë shumë më të pakta se ato që Zoti më ka dhënë me bujarinë e Tij. Pastaj i dha korrierit këtë mesazh gojarisht, pa e shkruar, duke vërejtur se ishte i mençur dhe do ta përcillte me saktësi:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë