Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 3

الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ بِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ 3 ٣

të cilët kryejnë namazin dhe ndajnë zeqatin dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër. (3)

Tefsiri

për ata që e falin rregullisht namazin -

Falin namazet e detyrueshme, të pëlqyeshme e vullnetare. Ata i përkryejnë veprat dhe fjalët e namazit, si ato tëjashtmet, ashtu edhe ato të brendshmet. Ata përpiqen vazhdimisht që të plotësojnë shtyllat e namazit, kushtet e saktësisë së tij, veprimet e domosdoshme madje edhe ato të pëlqyeshmet gjatë namazit. Ata kujdesen edhe për punët e brendshme e të fshehta të namazit, për atë që quhet El Hushu’u - frika dhe ndjenja e mbikëqyrjes së Zotit. Pikërisht ky është shpirti dhe thelbi i namazit. Ndjenja e afërsisë dhe pranisë së Zotit është thelbi dhe synimi i namazit. Kjo kërkon, ndër të tjera, që adhuruesi të meditojë me qartësi dhe kujdes në atë që thotë dhe bën gjatë namazit.

dhe japin zekatin -

Ata japin nga pasuria dhe mirësitë që u ka dhënë Zoti. Ata bëjnë si shpenzimet e detyrueshme, ashtu edhe ato të pëlqyeshme.dhe janë të bindur për botën tjetër. - Imani arrin deri në atë pikë sa zemrat e tyre mbushen me jakin, me siguri të plotë dhe pa asnjë dyshim në të. El Jakin është rezultat i diturisë së plotë që Zoti vendos në zemrën e robit. Ai të nënshtron për të punuar sipas imanit të pastër. Siguria e tyre e plotë për ahiretin i bën që të përpiqen shumë, për të dalë faqebardhë dhe për të fituar atje. Për këtë arsye, ata janë të kujdesshëm dhe të ruhen nga çdo fjalë, punë e vepër që shkakton ndëshkimin. Kjo siguri në zemër për ditën e llogarisë para Zotit është themeli i çdo mirësie, prandaj duhet shumë punë për ta arritur dhe ruajtur në zemër. Nëse ajo cenohet dhe largohet, fatkeqësia është shumë e madhe. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë