Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَعْتَذِرُوا الْيَوْمَ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
O ju që nuk keni besuar! Mos u arsyetoni sot, sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë. (7)
O ju që mohuat! Sot mos u shfajsoni! Ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë. -
Allahu i Madhëruar do t’u drejtohet me këto fjalë qortuese e poshtëruese banorëve të Zjarrit në Ditën e Kijametit. Atyre u thuhet: Sot mos u justifikoni, sepse koha e justifikimit dhe mundësia për t’u penduar tashmë ka përfunduar. Sot nuk bën më dobi asnjë justifikim. Kjo është dita kur jepet shpërblimi për veprat e bëra, ndërsa ju keni sjellë këtu veçse mohimin e Allahut dhe të shpalljeve të Tij, armiqësinë kundër profetëve dhe të dashurve të Allahut.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë