Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ يَا قَوْمِ لِمَ تَسْتَعْجِلُونَ بِالسَّيِّئَةِ قَبْلَ الْحَسَنَةِ ۖ لَوْلَا تَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
(Salihu) tha: “O populli im, përse e nxitoni të keqen para së mirës? Përse nuk kërkoni ju nga Perëndia faljen e mëkateve, që të mëshiroheni?” (46)
tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen
(dënimin)përpara së mirës? -
Përse nxitoni të bëni punë të këqija, para se të mendoheni dhe të bëni punë të mira? A nuk mendoni pak se, përmes punëve të mira, rregullohet gjendja juaj e fesë dhe e dynjasë? Asgjë nuk ju detyron juve që të bëni poshtërsi, por jeni të lirë dhe vendosni vetë çfarë bëni e çfarë jo.Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni? -
A nuk po i kërkoni falje Allahut dhe të pendoheni dhe të ktheheni nga shirku juaj dhe mosbindja? A nuk po i luteni që t'ju falë e me shpresë që t'ju mëshirojë? A nuk e dini se mëshira e Zotit është pranë punëmirëve dhe të penduarve? Edhe të penduarit nga gjynahet konsiderohen punëmirë, pranë të cilëve është mëshira e Zotit. Por duke mohuar e refuzuar Profetin e tyre, ata thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë