Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ زَيَّنَّا لَهُمْ أَعْمَالَهُمْ فَهُمْ يَعْمَهُونَ
Me të vërtetë, ata që nuk kanë besuar në jetën tjetër, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (të prirura kah e keqja) – andaj, ata, janë të hutuar. (4)
Sa për ata që nuk besojnë botën tjetër, Ne ua kemi hijeshuar veprat
(e këqija)në sytë e tyre -
Këta janë ata që e mohojnë ringjalljen dhe jetën e përjetshme dhe e konsiderojnë gënjeshtar çdo njeri që e pranon dhe e beson atë. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:dhe ata janë të hutuar. -
Këta janë të çoroditur, të hallakatur e të pasigurt. Ata i japin përparësi dhe parapëlqejnë zemërimin e Zotit kundrejt kënaqësisë së Tij. Në sytë e tyre janë transformuar dhe përmbysur realiteti dhe vërtetësia e gjërave. Ata të vërtetën e shohin të gënjeshtërt dhe kotësinë e shohin si mirësi dhe drejtësi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë