Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ وَأَنْتُمْ تُبْصِرُونَ
(Dhe, e kemi dërguar) Lutin, (e kujtoje) kur ai i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra imorale, madje në sytë e njëri-tjetrit (haptazi)? (54)
Kur Luti i tha popullit të vet: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni
(se është e keqe)?!” - Kujto adhuruesin dhe profetin Tonë të sinqertë, me përpjekjet e tij të lëvdueshme në ftesën e popullit të tij. Duke i ftuar në besimin e drejtë dhe largimin nga poshtërsitë, ai u tha: “Si e bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni se është e keqe?! Ajo është një poshtërsi e madhe, të cilën e urren çdo natyrë e pastër dhe çdo mendje e shëndoshë. Në çdo ligj që ka zbritur Zoti, ajo është e ndaluar. Edhe pse e shihni dhe e dini mirë sa e shëmtuar dhe e poshtër është kjo vepër, ju tregoheni inatçorë e të shfrenuar dhe e bëni atë gjë. Kjo është një padrejtësi dhe paturpësi ndaj Zotit të Madhëruar! Pastaj e shtjelloi, duke e treguar qartë atë poshtërsi që e bënin:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë