Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 56

فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا أَخْرِجُوا آلَ لُوطٍ مِنْ قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ 56 ٥٦

E, përgjegjja e vetme e popullit të Lutit, thoshte: “Dëboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me të vërtetë, janë njerz të pastër (këtë e thonin në formë ironie)!” (56)

Tefsiri

Por përgjigjja e popullit të tij ishte veçse kjo: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi...” -

Ata nuk morën mësim dhe nuk treguan pendim, përkundrazi refuzuan me forcë dhe filluan të kërcënonin profetin Lut, atë profet besnik që dëshironte të mirën dhe rregullimin për ta. Ata e kërcënuan se do ta dëbonin dhe largonin nga vendi i tij.

...sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë! -

Duket sikur u kanë thënë: “Çfarë gabimi kanë bërë, që të meritojnë dëbimin nga vendi?” Atëherë thanë: "...sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Pra, ata e quanin gabim atë vepër nga e cila duhet të ruhesh dhe ta mbash veten të pastër. Allahu i shëmtoftë! Atë vepër që konsiderohetpastërti dhe dëlirësi e konsideronin si gabimin më të madh. Nuk mjaftoi që e mohuan dhe refuzuan besimin në të cilin i ftoi profeti i tyre, por arritën deri aty sa ta dëbonin nga vendi. Mendoni se deri ku kishte arritur e keqja që kishte kapluar mendjet dhe zemrat e tyre. Ata thanë: “Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!” Duke qenë se ata ishin të zhytur në mohim e poshtërsi, atëherë përfundimi i kësaj vepre ishte i ditur. Të gjithë ata që do mbeteshin brenda do të shkatëroheshin dhe të gjithë ata që do të dilnin do të shpëtonin. Prandaj Zoti thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë