Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 59

قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسَلَامٌ عَلَىٰ عِبَادِهِ الَّذِينَ اصْطَفَىٰ ۗ آللَّهُ خَيْرٌ أَمَّا يُشْرِكُونَ 59 ٥٩

Thuaj (o Muhammed): “Qoftë falenderimi për Perëndinë dhe shpëtimi për robërit e Tij, të cilët i ka zgjedhur Ai. A më i mirë është Perëndia, ao ata (idhuj) që i kanë adhuruar? (59)

Tefsiri
Thuaj (o i Dërguar)

: “Lavdërimi i qoftë Allahut dhe shpëtimi qoftë me robërit e Tij, që Ai i ka zgjedhur

(për mesazhin e tij)! - Të gjitha lavdet, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimet i meriton veçse Allahu, sepse Ai është i Plotë dhe Absolut në emrat, cilësitë dhe përshkrimet e Tij. Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në mirësitë dhe begatitë që dhuron, në drejtësinë, urtësinë dhe bujarinë e Tij. Ai është i Drejtë dhe i Urtë edhe në ndëshkimet dhe dënimin që zbret mbi mohuesit e besimit të drejtë dhe keqbërësit e zhytur në padrejtësi. Pasi të lëvdosh Allahun, lutu edhe për paqen dhe begatinë për robërit e zgjedhur dhe të dalluar të Zotit. Lutu e ço selam profetëve e lajmëtarëve të Zotit, të cilët janë më të zgjedhurit e të gjithë botës. Kjo bëhet duke lartësuar kujtimin e tyre, duke respektuar figurën dhe mesazhin e tyre, duke pastruar figurën e tyre nga çdo shpifje dhe e paqenë për ta, duke pastruar mesazhin dhe kumtet që përcollën nga Zoti i tyre nga çdo shpifje e trillim që u është mveshur e ngjitur padrejtësisht.

Kush është më i mirë, Allahu, apo zotat e rremë që ia bëjnë shok Atij? -

Kjo është një pyetje që i dihet mirë përgjigjja. Allahu është Zoti, Krijuesi, Sunduesi i Plotpushtetshëm. Ai është i plotë në pushtetin e Tij, madhështor në veprat dhe kujdesin ndaj krijesave të Tij. A është më i mirë Allahu apo ato idhuj e puta që të paditurit adhurojnë?! Ato janë të mangëta nga çdo aspekt. Ato nuk sjellin asnjë dobi e as dëm. Ato nuk kanë në dorë t’u bëjnë asnjë thërrmijë mirësie as për veten e as për ata që u përkushtohen me adhurime. Allahu është më i miri dhe i vetmi i Adhuruar. Pastaj Allahu vijon të përmendë hollësitë dhe njohuritë, përmes të cilave kuptohet dhe mësohet se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe faktin që vetëm adhurimi i Tij është i drejtë dhe i vërtetë, ndërsa adhurimi i çdo gjëje tjetër është i kotë. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë