Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
بَلِ ادَّارَكَ عِلْمُهُمْ فِي الْآخِرَةِ ۚ بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِنْهَا ۖ بَلْ هُمْ مِنْهَا عَمُونَ
Vallë, a dinë ndopak ata – për jetën tjetër?! Asgjë! – ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj. (66)
Madje, më e pakët është dija e tyre për botën tjetër ... -
Kjo lloj njohurie është shumë e dobët dhe për këtë arsye ata janë të pasigurt. Madje shumë prej tyre nuk kanë asnjë njohuri rreth saj....prandaj janë në dyshim
(e në pasiguri)për atë. -
Ata kanë dyshime rreth ahiretit. Thjesht dyshimi për diçka tregon se nuk ke asnjë lloj diturie rreth saj, sepse sado e vogël dhe e pakët të jetë dituria, ajo nuk bashkohet në një zemër me dyshimin, mëdyshjen e pasigurinë.Madje, ata janë të verbër ndaj saj. -
Ata janë tërësisht të verbër. Zemrat e tyre nuk shohin asnjë mundësi se ajo do të ndodhë. Zemrat e tyre as nuk e shohin fare mundësinë e ndodhisë së ringjalljes, për shkak të verbërisë që kanë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë