Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَنْتَ بِهَادِي الْعُمْيِ عَنْ ضَلَالَتِهِمْ ۖ إِنْ تُسْمِعُ إِلَّا مَنْ يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ مُسْلِمُونَ
as që mundesh t’i shmangësh të verbërit prej humbjeve të tyre; mund t’i thërrasish vetëm ata që besojnë në argumentet Tona. E ata janë muslimanë. (81)
E as që mund të jesh udhërrëfyes për të verbërit e t'i largosh nga humbja e tyre. -
Kjo tregon se sa e pa mundur është që ata të dëgjojnë dhe të gjejnë udhën e drejtë, ashtu siç ka thënë i Madhëruari në një tjetër ajet: "Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai është më i Dituri për të udhëzuarit." [Kasas 56].Ti nuk mund ta bësh të dëgjojë asnjë tjetër, përveç atyre që besojnë në argumentet Tona dhe që janë muslimanë. -
Pra, vetëm ata të cilët nënshtrohen dhe të pasojnë ty. Këta besojnë në shenjat dhe shpalljet e Zotit, nënshtrohen të jetojnë sipas tyre dhe bëjnë vepra të mira sipas tyre. Ata i janë dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar dhe e adhurojnë Atë ashtu si i ka urdhëruar dhe mësuar Ai. I Madhëruari thotë: "Vetëm ata që dëgjojnë, i përgjigjen ftesës. Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai." [En'am 36].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë