Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 87)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 87

وَيَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَنْ شَاءَ اللَّهُ ۚ وَكُلٌّ أَتَوْهُ دَاخِرِينَ 87 ٨٧

(Përkujtoju ti atyre) Ditën kur do të fryhet në Sur, e që do të tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë, përpos atyre që Perëndia nuk do t’i frikësojë. Të gjithë do t’i vijnë Atij të përulur. (87)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar i frikëson robërit me atë që i pret në Ditën e Gjykimit, duke përmendur tmeret dhe gjendjet nëpër të cilat do të kalojnë e do të përballen.

Ditën kur t'i fryhet Bririt, do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë... -

Nga zëri i Bririt, do të tmerrohen, prandaj do të hipin mbi njëri-tjetrin, si valët e detit të trazuar. Kjo është frika prej llogarisë e qëndrimit para Zotit.

...përveç atyre që do Allahu... -

Këta janë ata që Zoti i ka zgjedhur për t’i nderuar, forcuar dhe ruajtur nga frika e asaj dite.

...dhe të gjithë do të vijnë para Atij të përulur. -

Kur t’i fryhet Bririt, të gjitha krijesat do të vijnë të nënshtruar, të përulur e nevojtarë për faljen dhe mëshirën e Allahut, siç thotë Ai në një ajet tjetër: "Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob." [Merjem 93]. Atë ditë të gjithë do të jenë njëlloj dhe të barabartë, udhëheqësit dhe populli i thjeshtë. Të gjithë janë të nënshtruar dhe nevojtarë, syulur para Atij, në dorën e të Cilit është i gjithë sundimi e mbretërimi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë