Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنْذِرِينَ
dhe ta këndoj Kur’anin vazhdimisht. E kushdo që udhëzohet në rrugë, ti thuaj: “Ai është udhëzuar për dobi të vet”, e kushdo që humbë, ti thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues”. (92)
Unë jam urdhëruar të këndoj Kur'anin. -
Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur'an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë.Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. -
Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai.Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.” -
Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë