Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَحَرَّمْنَا عَلَيْهِ الْمَرَاضِعَ مِنْ قَبْلُ فَقَالَتْ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ أَهْلِ بَيْتٍ يَكْفُلُونَهُ لَكُمْ وَهُمْ لَهُ نَاصِحُونَ
E, Na ia kemi pasë ndaluar mëndeshat (gruaja që i jep gji fëmijës së huaj), Musait, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju gjejë një familje, e cila do të kujdeset për të, duke ia dashur të mirën atij?” (12)
Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse
(përveç nënës së vet)dhe ajo
(motra e Musait)tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” -
Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë