Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَاسْتَوَىٰ آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
Dhe, kur ai – arriti moshën madhore dhe u zhvillua, Na i dhamë atij mençuri dhe dijeni. Kështu, Na i shpërblejmë bamirësit. (14)
arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur... -
Kur arriti në kulmin e fuqisë trupore e mendore, pra, rreth tëdyzetave, dhe kur u maturua....Ne i dhamë urtësi dhe dituri. -
Ne i mundësuam që të njihte dispozitat dhe ligjet e Zotit dhe të gjykonte mes njerëzve me ato ligje. Ai i dhuroi Musait dituri të madhe edhe në shumë drejtime të tjera.Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. -
Kështu i shpërblejmë ata të cilët janë bamirës si në lidhje me adhurimin e Zotit, ashtu edhe në lidhje me krijesat. Ata që arrijnë gradën e ihsanit në të dyja këto aspekte, Allahu i Madhëruar u dhuron dituri, urtësi dhe gjykim të drejtë. E gjithë kjo është në varësi të bamirësisë së tyre. Kjo tregon edhe njëherë për gradën e lartë të ihsanit të Musait (a.s).Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë