Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
(Musai) tha: “O Zoti im! Pasha të mirat që m’i ke dhuruar, unë nuk do të bëhem ndihmës i të këqinjëve!” (17)
Tefsiri
Ai tha: “O Zoti im! Betohem në Ty, se për të gjitha ato të mira që m’i ke dhuruar, unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”. - Për gjithë ato mirësi që më ke dhuruar, për mundësinë e pendimit dhe faljes së gjynahut, unë të jap fjalën o Zot se: "...unë kurrë nuk do të jem në ndihmë të keqbërësve.”. Pra, kurrë nuk kam për t’u bërë palë me zullumqarët. Unë kurrë nuk kam për të ndihmuar njeri në poshtërsi dhe gjynahe. Kështu, Musai i premtoi Zotit që, në shenjë mirënjohje për Të dhe për të mirat që i kishte dhuruar, nuk do t’i ndihmonte kurrë keqbërësit, ashtu siç veproi kur pa dashje vrau egjiptianin. Kjo tregon se mirësitë e shumta që Zoti i dhuron duhet ta shtyjnë robin që të bëjë vepra të mira dhe ta braktisë të keqen.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë