Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَصْبَحَ فِي الْمَدِينَةِ خَائِفًا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا الَّذِي اسْتَنْصَرَهُ بِالْأَمْسِ يَسْتَصْرِخُهُ ۚ قَالَ لَهُ مُوسَىٰ إِنَّكَ لَغَوِيٌّ مُبِينٌ
Dhe Musai – u zgjua i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të nodhë kur që – ia behi ai, që dje e kishte thirrë në ndihmë, e që përsëri – e thirri në ndihmë. Musai i tha: “Ti, me të vërtetë, je ngatërrestar!” (18)
Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u ruajtur. -
Pas asaj vrasjeje, Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u fshehur. Ai ruhej nga familja dhe populli i Faraonit. Ai pati frikë sepse kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji ku ai përfshihej drejtpërdrejt. Asnjë izraelit nuk kishte guxuar më parë të bënte një vepër të tillë, përveç Musait, dhe ajo që pritej nuk ishte e mirë. Në këtë gjendje pritjeje......përsëri, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë një ditë përpara, e thirri. -
Pra, i njëjti person, - izraeliti që i kishte kërkuar ndihmë një ditë më parë - i kërkoi ndihmë kundër një egjiptiani tjetër. Atëherë, Musai i tha atij duke e qortuar:“Ti qenke ngatërrestar i madh!” -
Qenke ngatërrestar dhe keqbërës i papërmbajtur.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë