Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 30

فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ مِنْ شَاطِئِ الْوَادِ الْأَيْمَنِ فِي الْبُقْعَةِ الْمُبَارَكَةِ مِنَ الشَّجَرَةِ أَنْ يَا مُوسَىٰ إِنِّي أَنَا اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ 30 ٣٠

E, kur erdhi tek ai (zjarri), u thirr nga ana e djathtë (begatshëm) e luginës – prej lisit, në visin e bekuar: “O Musa, me të vërtetë, Unë jam Perëndia, Zoti i gjithësisë! (30)

Tefsiri

Por kur arriti atje

(tek zjarri),

u dëgjua një zë nga një pemë, nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar: “O Musa! Unë jam Allahu, Zoti i botëve.... -

Pra, e njoftoi Musain për rububijen dhe për uluhijen e Tij. Nga kjo kuptohet se e urdhëroi që Musai t’i përkushtohej me adhurime e nënshtrim, sikurse e ka thënë qartë në ajetin tjetër: "Jam Unë, Allahu. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin rregullisht për të më kujtuar Mua!" [Ta Ha 14]. Pastaj i tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë