Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اسْلُكْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ وَاضْمُمْ إِلَيْكَ جَنَاحَكَ مِنَ الرَّهْبِ ۖ فَذَانِكَ بُرْهَانَانِ مِنْ رَبِّكَ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ
Fute dorën tënde në xhepin e krahërorit – do të paraqitet e bardhë, pa të meta. Dhe, kështu, përmbaju prej frikës! Këto janë dy argumente prej Zotit tënd te Faraoni dhe paria e tij; ata, me të vërtetë janë popull i korruptuar!” (32)
Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh! -
E futi dorën në gjoks dhe pasi e nxori, ndodhi ajo që tha Zoti. Pastaj tha: "... shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh. Pra, shtrëngoje krahun pas trupit, që të largohet frika nga zemra jote.Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij... -
Këto dy shenja, shkopi i kthyer në gjarpër dhe dora që vezullonte e bardhë, Zoti do t’i japë për të shkuar te Faraoni dhe hordhia e tij.....sepse ata janë vërtet njerëz të ligj. -
Atyre nuk iu mjafton paralajmërimi dhe urdhri nga një profet i Zotit, por duhen edhe shenja e mrekulli, që mbase u bëjnë dobi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë