Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 35)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 35

قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجْعَلُ لَكُمَا سُلْطَانًا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيْكُمَا ۚ بِآيَاتِنَا أَنْتُمَا وَمَنِ اتَّبَعَكُمَا الْغَالِبُونَ 35 ٣٥

(Perëndia) tha: “Na të forcojmë ty me vëllaun tënd dhe që të dyve do t’ju japim pushtet; e ata, nuk do të mund t’ju afrohen juve (me qëllim të keq); me argumentet Tona, ju dy dhe ata që do t’ju pasojnë, do të jeni fitues”. (35)

Tefsiri

“Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen...” -

Pra, do të të mbështesim nëpërmjet tij. Pastaj Allahu e qetësoi Musain edhe në lidhje me çështjen e pambyllur të vrasjes, duke i thënë: “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen (e t'ju lëndojnë). Pra, do t'ju japim fuqi e autoritet gjatë komunikimit me Faraonin. Kështu, armiku nuk do të guxojë t’ju afrohet.

“Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.” -

Kjo do të ndodhë për shkak të shenjave madhështore që Zoti do t’u japë. Ato shenja tregojnë qartë të vërtetën dhe lënë gjurmë të forta në zemrat e atyre që i dëshmojnë. Nëpërmjet këtyre shenjave, Zoti do të largojë prej jush kurthet e armikut. Ato do të jenë për ju mbrojtëse dhe mbështetje më e madhe sesa një ushtri e armatosur rëndë: "Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”. Ky premtim i jepej Musait në një kohë që ishte fill i vetëm e pa asnjë mbështetje në dukje, e pikërisht kur kthehej në vendin e tij, pas një largimi të gjatë. Por ngjarjet ndryshuan hap pas hapi, derisa Allahu e realizoi atë që i premtoi Musait. Ai i bëri vend Musait mes njerëzve, ndërsa në fund, atij e popullit të tij të dobët, ju dha pushtet në tokë. Kështu, Musai shkoi tek Faraoni me mesazhin e Zotit të tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë