Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ
prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) është shmangur ai që ka qenë i shmangur (edhe më parë). (9)
Nga ai
(Kur'ani)largohen ata që shpërfillin të Vërtetën. -
Prej tij largohen ata që shpërfillin imanin, duke e penguar zemrën që të ndriçohet nga argumentet e pamohueshme të Zotit. Qëndrimet e tyre kontradiktore rreth Muhamedit (a.s.) dëshmojnë për pasaktësinë e tyre, përkundër të vërtetës që solli Muhamedi (a.s.), e cila është në harmoni të plotë me vetveten. Fjalët dhe udhëzimet e tij sqarojnë e vërtetojnë njëra-tjetrën. Kjo tregon për vërtetësinë e tyre dhe për faktin se ato janë shpallje e Allahut të Lartësuar, sikurse thotë i Lartësuari: “A nuk meditojnë ata rreth Kur'anit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, do të kishin gjetur në të shumë kundërthënie.” [Nisa 82].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë