Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَتْبَعْنَاهُمْ فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا لَعْنَةً ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ هُمْ مِنَ الْمَقْبُوحِينَ
Dhe Na – i kemi përcjellë ata në këtë jetë, me mallkim, e në Ditën e Kijametit do të jenë të keqtrajtuar. (42)
Edhe në këtë botë Ne i bëmë që t'i ndjekë mallkimi, -
Kjo do t’i ndjekë e shoqërojë gjithmonë për t’ua shtuar edhe më shumë ndëshkimin dhe poshtërimin, që në këtë dynja. Ata janë të mallkuar dhe mallkohen nga të gjitha kirjesat. Ata përmenden për keq dhe plot urrejtje ndër njerëz, dhe kjo është diçka e dëshmuar për ta. Ata do të jenë në krye të të gjithë të mallkuarve në këtë dynja:... kurse Ditën e Kijametit ata do të jenë të përbuzur. -
Të larguar, të dëbuar nga mëshira e Zotit, të shëmtuar dhe vepërkëqij. Aq të shëmtuara e të poshtra janë veprat e tyre, saqë mbi ta janë bashkuar urrejtja e Zotit, urrejtja e krijesave dhe urrejtja e vetë atyre për vetveten.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë