Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ مِنْ بَعْدِ مَا أَهْلَكْنَا الْقُرُونَ الْأُولَىٰ بَصَائِرَ لِلنَّاسِ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin pasi i kemi shkatërruar popujt e lashtë, që të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë – për t’u këshilluar ata. (43)
Pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne i dhamë Musait Librin, -
Ne i dhamë Musait Teuratin pas shkatërrimit të popujve, në fund të të cilëve ishte shkatërrimi i Faraonit dhe rrethit të ushtrisë së tij. Ky është argument që tregon se pas Shpalljes së Teuratit u ndërpre ndëshkimi shfarosës i përgjithshëm dhe u ligjërua xhihadi me shpatë kundër mohuesve.... që është dritë për njerëzit dhe Udhëzim e Mëshirë që ata të mund të marrin mësim. -
Në librin që Zoti i shpalli Musait kishte fakte e argumente që njerëzit të shihnin të vërtetën e qartë. Ata kishin në Shpallje çdo gjë që u sjell dobi. Ata mësonin si të ruhehin nga çdo gjë që i dëmtonte. Në libër kishte argumente të mjaftueshme që asnjë gjynahqar të mos kishte justifikim tek Zoti. Besimtarët përfitonin nga drita e tij dhe ai ishte mëshirë për ta. Nëpërmjet tij, ata gjenin udhëzimin në rrugën e drejtë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë