Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
dhe, që të mos thonë kur t’i godas dënimi, për atë që kanë bërë: “O Zoti ynë, të na kishe dërguar pejgamber që t’i pasojmë argumentet Tuaja dhe të bëhemi besimtarë. (47)
Tefsiri
Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” - Prandaj të dërguam tek ata, o Muhamed, që sa herë të goditen nga belaja, që vetë me duart e tyre e fitojnë, të mos nxjerrin të tilla pretendime e justifikime. Pas dërgimit të Muhamedit, askush të mos ketë të tilla pretendime për të shpëtuar nga dënimi i Zotit për punët e këqija.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë