Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
عَلَىٰ سُرُرٍ مُتَقَابِلِينَ
në kolltuqe, njëri përballë tjetrit, (44)
Të mbështetur në kolltukë përballë njëri-tjetrit... -
Ata qëndrojnë në shtretër të lartë, që janë veshur me stolitë më të shtrejnta, që të mahnisin. Ata qëndrojnë të ulur dhe të mbështetur në tokë dhe ti e kupton qetësinë dhe lumturinë e tyre nga mënyra si qëndrojnë në ato shtretër. Duke përshkruar qëndrimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:"...përballë njëri-tjetrit." Pra, qëndrojnë përballë njëri-tjetrit dhe zemrat e tyre janë pastra e të mbushura me respekt e dashuri për njëri-tjetrin. Ata kënaqen kur mblidhen së bashku dhe vizitojnë njëri-tjetrin. Qëndrimi ballë për ballë me fytyrë tregon se edhe zemrat i kanë të bashkuara. Kjo tregon, gjithashtu, edhe respektin që kanë për njëri-tjetrin, duke qëndruar përballë e jo duke i kthyer shpinën apo lënë mënjanë. Për të treguar kënaqësinë dhe edukatën e lartë që i shoqëron këto takime, Allahu i Madhëruar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë