Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 54

أُولَٰئِكَ يُؤْتَوْنَ أَجْرَهُمْ مَرَّتَيْنِ بِمَا صَبَرُوا وَيَدْرَءُونَ بِالْحَسَنَةِ السَّيِّئَةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ 54 ٥٤

Atyre do t’u jepet shpërblimi i dyfishtë, meqë kanë duruar dhe që të keqen e kthejnë me të mirë – dhe ndajnë nga ajo që u kemi dhënë Ne; (54)

Tefsiri

Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë... -

Ata të cilët besojnë të gjitha shpalljet, atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë: një shpërblim për besimin e mëparshëm në librin e Zotit, para Shpalljes së Kur'anit, dhe një shpërblim për besimin e Kur'anit.

...sepse kanë qenë të durueshëm. -

Ata tregohen të durueshëm në iman dhe të qëndrueshëm në veprat e mira, pa u luhatur nga dyshimet. Ata nuk i pengon nga imani i vërtetë dhe korrekt, dëshirat e tyre dhe ofiqet e kësaj dynjaje. Ndër veçoritë e tyre të mrekullueshme, që në fakt janë gjurmë të imanit të tyre të saktë, është edhe kjo cilësi e bukur.

Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë. -

Kjo është norma e tyre e palëkundur në sjelljen me njerëzit: mirësjellja me krijesat, madje edhe me ata që sillen keq me ta, me fjalë dhe me vepra, ata dinë t’i kundërpërgjigjen me mënyrën më të mirë, pra, me vepra të lëvdueshme dhe fjalë të bukura dhe të zgjedhura. Ata e bëjnë këtë sepse e dinë mirë se sa i shpërblyeshëm dhe i lartë është ky moral i mirë dhe se kjo mirësi i dhurohet veç dikujt me fat dhe mirësi të madhe.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë