Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ بَطِرَتْ مَعِيشَتَهَا ۖ فَتِلْكَ مَسَاكِنُهُمْ لَمْ تُسْكَنْ مِنْ بَعْدِهِمْ إِلَّا قَلِيلًا ۖ وَكُنَّا نَحْنُ الْوَارِثِينَ
E, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, banorët e të cilëve kanë bërë jetë të shfrenuar! Ja, shtëpiat e tyre (të shkretëruara), të cilat, nuk janë banuar pas tyre – vetëm pak kohë, dhe Ne kemi qenë trashëgimtarë. (58)
Sa e sa popuj kemi ndëshkuar më parë, të cilët u shkatërruan në jetën e tyre
(me padrejtësi e gjynahe)? - Ata u vetëmashtruan me lëvdata dhe mburrje për stolitë e kësaj dynjaje. Ajo i mashtroi dhe i shpërqendroi nga imani, prandaj Allahu i Lartësuar i shkatërroi, ua largoi mirësitë dhe i mbuloi me fatkeqësi. Ai thotë:Tani ato vendbanime banohen shumë pak. -
Kjo ndodhi për shkak të përsëritjes së rënies të dënimeve mbi ta, si edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbuluan atë vend.Jemi Ne që trashëgojmë gjithçka. -
Ne do t’ua lëmë në trashëgim robërve Tanë. Në fund, gjithçka do t'i mbetet Zotit. Të gjitha mirësitë që kanë njerëzit në këtë dynja do t’i lënë pas, dhe pastaj do të kthehen tek Zoti, që do t’i shpërblejë sipas punëve të tyre. Nga mëshira dhe urtësia e Tij kurrë nuk do t’i ndëshkonte popujt thjesht duke u nisur nga mohimi i tyre, pa u dërguar fillimisht argumente dhe qortues. Këtë Ai e ka bërë duke dërguar profetë ndër ta. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë