Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 62)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 62

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ 62 ٦٢

(Dhe, kujtoju o Muhammed!) Ditën, kur do t’i thirrë (Perëndia) ata dhe u thotë: “Ku janë ata që ju i konsideronit për shokë të Mi?” (62)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar na njofton se për çfarë do t’i pyesë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Ai do t’i pyesë ata për gjërat themelore dhe bazat e besimit. Do të pyeten për besimin dhe adhurimin e Allahut dhe se si iu përgjigjën profetëve. Ai thotë:

Atë ditë, Ai

(Allahu)

do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” -

Allahu i Lartësuar nuk ka shokë në adhurim dhe as në pushtetin e Tij, por kështu shpifën e trilluan idhujtarët në dynja. Prandaj Zoti u thotë atë ditë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit? Ku janë ata idhuj dhe ku është dobia dhe ndihma që shpresonit prej tyre?” Është e ditur se atë ditë atyre do t’u bëhet e qartë se ajo që e adhuruan dhe e shpresuan në dynja është e kotë dhe nuk u sjell asgjë që e shpresonin. Ata do të pohojnë me gojën e vet se ishin në humbje e vetëmashtrim:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë