Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 63)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 63

قَالَ الَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ رَبَّنَا هَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ أَغْوَيْنَا أَغْوَيْنَاهُمْ كَمَا غَوَيْنَا ۖ تَبَرَّأْنَا إِلَيْكَ ۖ مَا كَانُوا إِيَّانَا يَعْبُدُونَ 63 ٦٣

Do të thonë ata, te të cilët është sendërtuar fjala (Jonë), O Zoti ynë, këta jën ata, që na i kemi zhgënjyer, - e i kemi zhgënjyer ata, ashtu siç kemi qenë edhe ne të zhgënjyer. Na heqim dorë prej tyre te Ti; ata nuk na kanë adhuruar neve”. (63)

Tefsiri

Ata të cilët e merituan dënimin, do të thonë

(për pasuesit e tyre në humbje)

: “O Zoti ynë!...” -

Udhëheqësit dhe prijësit në kufër dhe sherr, për të cilët ka marë fund vendimi për dënim, duke pranuar se ishin të humbur dhe devijues të të tjerëve, thonë:

Këta janë ata që ne i devijuam

(nga e vërteta). - Këta na pasuan ne.

Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë. -

Që të gjithë ne ishim fajtorë për devijimin dhe humbjen ku ishim zhytur. Prandaj vendimi për dënim ka përfunduar për të gjithë.

Ne tashmë distancohemi para Teje... -

Pra ne distancohemi tek Ti nga adhurimi që ata na përkushtonin. Ne distancohemi nga idhujtaria dhe punët e tyre të liga....(e dëshmojmë)

se ata nuk na adhuronin ne.” -

Në të vërtetë, ata adhuronin shejtanët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë