Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَعَسَىٰ أَنْ يَكُونَ مِنَ الْمُفْلِحِينَ
E, ai që pendohet, e beson dhe punon vepra të mira, do të jetë nga të shpëtuarit. (67)
Për sa i përket atij që është penduar
(në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira... -
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi se do t’i pyesë krijesat për të adhuruarit e tyre në dynja dhe rreth profetëve që dërgoi ndër ta. Ndërsa në këto ajete na tregon rrugën përmes së cilës robi mund të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut dhe të arrijë fitoren. Ai na tregon se nuk ka shpëtim tjetër, veçse përmes pendimit nga shirku dhe gjynahet. I shpëtuar është vetëm ai që beson Allahun korrektësisht dhe e adhuron Atë me sinqeritet, që beson profetët dhe mesazhet e tyre, si edhe bën punë të mira, sipas këshillave dhe rrugës së profetëve.... ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit. -
Ai që i ka këto cilësi shpresohet që të jetë nga muflihun-ët, pra, të fituarit, që arrijnë të përmbushin synimet e tyre dhe të shpëtojnë nga çdo gjë që i druheshin. Askush nuk mund të arrijë këtë pa cilësitë e lartpërmendura.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë