Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَابْتَغِ فِيمَا آتَاكَ اللَّهُ الدَّارَ الْآخِرَةَ ۖ وَلَا تَنْسَ نَصِيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا ۖ وَأَحْسِنْ كَمَا أَحْسَنَ اللَّهُ إِلَيْكَ ۖ وَلَا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الْأَرْضِ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ
Dhe, kërko ti jetën e botës së ardhshme me atë që të ka dhënë Perëndia, e mos harro pjesën tënde në këtë botë. Bënu mirë të tjerëve ashtu si të ka bërë ty mirë Perëndia. Mos kërko ngatërresa në Tokë! Me të vërtetë, Perëndia nuk i do ngatërrestarët”. (77)
Por me atë
(pasurinë)që të ka dhënë Allahu, kërko
(të fitosh)botën tjetër... -
Në dorën tënde janë vendosur mjete, me të cilat mund të kërkosh dhe fitosh ahiretin më shumë sesa u është dhenë të tjerëve. Puno, atëherë, me këtë pasuri, që të fitosh ahiretin, duke dhënë e shpenzuar për hir të Allahut dhe mos e prish atë thjesht për përmbushjen e kënaqësive personale....dhe mos e harro atë që të takon në këtë botë! -
Nuk je urdhëruar që të shpenzosh të gjithë pasurinë tënde dhe të mbetesh duarthatë, por shpenzo për ahiretin tënd dhe kënaqu gjithashtu me dynjanë, me kënaqësi që nuk cenojnë fenë, besimin dhe ahiretin tënd.Bëj mirë, ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty... -
Tregohu bamirës ndaj robërve të Zotit, ashtu siç të bëri Zoti mirësi kur të dhuroi këto pasuri....dhe mos bëj të këqija në tokë... -
Shkatërrimi i tokës bëhet duke u treguar kryeneç, duke bërë poshtërsi dhe duke u angazhuar me stolitë dhe kënaqësitë, në vend që të angazhohesh për të kënaqur dhe adhuruar Allahun, Dhuruesin e këtyre mirësive....sepse Allahu nuk i do keqbërësit! -
Madje, Ai ka për t’i ndëshkuar ata ashpër. Por Karuni, duke refuzuar këshillën e tyre dhe duke mohuar mirësitë e Allahut, tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë