Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 81)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 81

فَخَسَفْنَا بِهِ وَبِدَارِهِ الْأَرْضَ فَمَا كَانَ لَهُ مِنْ فِئَةٍ يَنْصُرُونَهُ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَمَا كَانَ مِنَ الْمُنْتَصِرِينَ 81 ٨١

Dhe Ne, e kemi fundosë atë (Karunin) dhe shtëpinë e tij në tokë, dhe askush nuk ka mund t’i ndihmojë atij nga dënimi i Perëndisë, e as që ka mund të mbrohet (prej dënimit të Perëndisë). (81)

Tefsiri

Pastaj Ne bëmë që t'i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij. -

Karuni arriti në një gjendje vetëkënaqësie dhe padrejtësie shumë të madhe. Ai ishte tërësisht i dehur me pasuritë e tij. Pikërisht kur kishte arritur kulmin e vetëkënaqësisë, atë e befasoi ndëshkimi i hidhur. Allahu thotë: "Ne bëmë që t'i përpinte dhéu atë dhe pallatin e tij." Ky ishte një shpërblim sipas veprës së tij. Ai e ngriti dhe e lartësoi veten mbi robërit e Allahut, prandaj Allahu i Lartësuar e zhyti poshtë. Allahu e zhyti atë dhe të gjithë atë pasuri që e mashtroi dhe e çoi në humbje. Allahu groposi Karunin dhe pasurinë e tij, madje edhe kështjellat.

Ai nuk pati asnjë që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte. -

Askush nuk i erdhi atij në ndihmë, as rrethi i ngushtë, ushtria, shërbëtorët e punëtorët e tij, dhe as mundi ta përballonte vetë dënimin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë