Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا يَصُدُّنَّكَ عَنْ آيَاتِ اللَّهِ بَعْدَ إِذْ أُنْزِلَتْ إِلَيْكَ ۖ وَادْعُ إِلَىٰ رَبِّكَ ۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
Dhe, kurrsesi – le të mos pengojnë ty (ata) prej ajeteve të Perëndisë, pasi që të janë shpallur ty! Lutju Zotit tënd eh kurrsesi mos u bënë prej idhujtarësh! (87)
Kurrë mos të të shmangin ata
(mohuesit)nga ajetet e Allahut, pasi ato të janë shpallur ty! -
Profeti (a.s.) i përcolli plotësisht dhe qartësisht ajetet. Gjithashtu, ai i zbatoi rigorozisht dhe me besnikëri ato. Allahu i Madhëruar i tha: “Mos u shqetëso për kurthet dhe intrigat e mohuesve! Kujdes dhe mos lejo të të mashtrojnë dhe të të tërheqin që të ndjekësh dëshirat e shfrenuara të tyre!”Fto (njerëzit)për te Zoti yt... -
Le të jetë qëllimi yt final ftesa e njerëzve në fenë dhe ligjin e Zotit! Çdo gjë që bie ndesh me këtë, refuzoje! Kujdes nga shtirja, syfaqësia ose miratimi i pasuesve të së kotës, sepse ata të çojnë në shkrirjen me ata, duke u bërë urë e ndihmë për qëllimet e tyre....dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! -
Mos u bëj si ata, as në idhujtari dhe as në pjesët e saj, pra, në çdo lloj poshtërsie e gjynahu, por përkushtohu në adhurimet e sinqerta vetëm për Allahun!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë