Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 18

وَإِنْ تُكَذِّبُوا فَقَدْ كَذَّبَ أُمَمٌ مِنْ قَبْلِكُمْ ۖ وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ 18 ١٨

E, nëse ju më konsideroni për gënjeshtar, madje edhe popujt e mëparshëm i kanë konsideruar për gënjeshtar (pejgamberët e vet). E, pejgamberi është i obliguar vetëm që të shpall qartazi. (18)

Tefsiri
Por, nëse ju mohoni, dijeni se edhe popuj para jush kanë mohuar, ndërsa të Dërguarit nuk i takon gjë tjetër, përveç kumtimit të qartë. -

Nëse ju e mohoni dhe refuzoni ta besoni të dërguarin tonë Muhamedin (a.s) në atë që ju fton, atëherë dijeni se shumë popuj të tjerë para jush i mohuan profetët që u dërguan ndër ta dhe po kështu e refuzuan ftesën e tyre për të pasuar të vërtetën. Por mbi ta goditi dënimi i Allahut dhe zemërimi i Tij. Profeti ynë ka detyrë vetëm t'ju kumtojë qartë Shpalljen e Zotit, dhe ai e bëri këtë.Marrë nga tefsiri El-Mujeser.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë