Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 86)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 86

وَإِذَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ أَنْ آمِنُوا بِاللَّهِ وَجَاهِدُوا مَعَ رَسُولِهِ اسْتَأْذَنَكَ أُولُو الطَّوْلِ مِنْهُمْ وَقَالُوا ذَرْنَا نَكُنْ مَعَ الْقَاعِدِينَ 86 ٨٦

E, kur t’ju shpallet një sure (e t’ju thuhet atyre): “Besoni Perëndinë dhe luftoni së bashku me Pejgamberin e Tij!” pasanikët e tyre kërkuan leje dhe thanë: “Na lini të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!” (86)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar njofton se munafikët vazhdonin të ishin të rënduar në lidhje me bindjen ndaj Tij. Atyre nuk u bënin aspak dobi ajetet dhe suret e shpallura nga Allahu:Kur zbriti surja që urdhëron për të besuar në Allahun dhe për të luftuar së bashku me të Dërguarin e Tij, pasanikët kërkuan leje prej teje, duke thënë: “Na lejo të rrimë

(në shtëpi)

me ata që nuk shkojnë në luftë!” -

Sa herë që shpallen sure ku urdhërohet për besim të drejtë dhe për luftë në rrugën e Zotit, pikërisht njerëzit e pasur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk kanë asnjë justifikim për t’iu shmangur këtyre urdhrave, nxitojnë të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë. Allahu i Madhëruar i ka begatuar me pasuri dhe fëmijë, e megjithatë ata nuk tregohen mirënjohës dhe nuk e lavdërojnë Dhuruesin ashtu si Ai dëshiron. Ata nuk kryejnë as detyrimet më themelore. Nëse do të tregoheshin mirënjohës, zbatimi i urdhrave do të ishte i lehtë për ta. Por ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të justifikohen. Të rënduar nga dembelizmi, ata duan të qëndrojnë me të dobtit dhe të pamundurit, duke thënë: “Na lejo të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!” I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë