Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ ۖ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ
Ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtoni as në Tokë as në qiell, e pos Perëndisë, nuk keni as mbrojtës as ndihmës. (22)
Ju nuk mund t'i shpëtoni Atij
(Allahut)as në tokë e as në qiell -
O ju që e keni mohuar të vërtetën! Kurrë mos mendoni se Allahu është i pavëmendshëm ndaj jush dhe poshtërsive tuaja dhe dijeni se kurrë nuk keni për t’i shpëtuar Allahut, as në Tokë dhe as në qiell! Mos ju mashtrojnë hilet, që ju janë zbukuruar në sytë tuaj, dhe forca juaj në këtë dynja! Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë nga dënimi i Allahut dhe nuk keni për të gjetur vend për t’iu fshehur dënimit të Tij.Dhe, përveç Allahut, nuk keni për të gjetur asnjë mbrojtës apo ndihmëtar. -
Përveç Allahut, askush nuk do të mund t'ju bëhet ndihmëtar, që t’ju mundësojë ndonjë të mirë dynjaje ose fetare dhe as mbrojtës, që t'ju shpëtojë e ruajë nga ndonjë e keqe.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë