Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ إِنَّمَا اتَّخَذْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْثَانًا مَوَدَّةَ بَيْنِكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ ثُمَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُ بَعْضُكُمْ بِبَعْضٍ وَيَلْعَنُ بَعْضُكُمْ بَعْضًا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ
Dhe, (Ibrahimi) tha: “Ju, me të vërtetë, keni marrë, pos Perëndisë, (adhurimin) e idhujve, për shkak të dashurisë në mes jush – në këtë jetë. E, në Ditën e Kijametit do ta mohoni njëri-tjetrin. Dhe strehimorja juaj është zjarri. Dhe s’ka për ju kurrfarë ndihmësi. (25)
tha: “Ju adhuroni, përveç Allahut, edhe idhujt, vetëm për të kënaqur njëri-tjetrin në jetën e kësaj bote...” -
E gjithë kjo nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një lloj afrimiteti dhe kënaqësie, që e përjetoni në këtë jetë, që shumë shpejt do të përfundojë.“...por Ditën e Kijametit ju do të mohoni dhe mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë Zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.” -Atëherë, si lidheni dhe e doni dikë që e dini mirë se do të distancohet prej jush dhe do t’ju mallkojë?! Edhe adhuruesit, edhe të adhuruarit do të distancohen nga njëri tjetri e do të mallkojnë njëri-tjetrin. Si lidheni me këta idhuj, kur të gjithë do të jenë në zjarr dhe askush nuk do të mund t’ju ndihmojë e shpëtojë nga ai?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë