Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَعَادًا وَثَمُودَ وَقَدْ تَبَيَّنَ لَكُمْ مِنْ مَسَاكِنِهِمْ ۖ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَكَانُوا مُسْتَبْصِرِينَ
(Dhe kujtoje) Adin dhe Themudin, e ju e kishit të qartë (çka ka ndodhur) me shtëpitë e tyre. Atyre, djalli ua ka zbukuruar veprat e tyre, e madje i ka shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse kanë qenë largpamës. (38)
Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. -
Po kështu vepruam me Adin dhe Themudin, dhe ju e dini atë histori. Tashmë ju i keni parë dhe dëshmuar me sytë tuaj disa nga vendbanimet dhe rrënojat e vendit ku ata jetuan. Profetët u erdhën atyre me shenja të qarta e shumë të dobishme, që të hapnin sytë dhe të arsyetonin drejt, por ata i mohuan ato dhe polemizuan padrejtësisht kundër të vërtetës.Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin
(e kuptonin)qartë atë. -
Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre, prandaj dhe menduan se prirjet dhe kotësitë e tyre ishin më të mira se ajo që u sollën profetët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë