Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا ۖ وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ
Na, prej tyre – kemi bërë udhëheqës, të cilët udhëzonin me urdhërat Tona, meqë ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm në argumentet Tona. (24)
Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit
(në udhën e drejtë). ... -
Nga mesi i bijve të Izraelit, Zoti zgjodhi disa e i bëri: "...prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë (në udhën e drejtë)", domethënë, dijetarë rreth ligjit të Zotit dhe rrugëve të shumta të udhëzimit. Ata ishin të udhëzuar dhe udhëzues për të tjerët, nëpërmjet dritës së diturisë që Zoti u dhuroi. Libri që Zoti u shpalli atyre ishte udhëzimi dhe drita, ndërsa ata që e besuan këtë libër ishin dy kategori:Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe
(e të sigurt)për argumentet Tona.. -
Në lidhje me imanin në librat e argumentet e Zotit, ata arritën gradën e sigurisë së plotë, pra, të diturisë së plotë dhe të sigurt, që prodhon dhe sjell punë të mira, sipas diturisë. Ata ndoqën hapat e duhur për të mësuar diturinë e dobishme nga burimi i saktë dhe i sigurt i Zotit, i vetmi burim që sjell sigurinë dhe largon çdo dyshim, pra, nga Shpallja e Zotit. Ata ishin gjithnjë duke mësuar çështjet dhe argumentonin vazhdimisht me faktet e shumta të sjella nga Zoti dhe Profeti, derisa arritën atë gradë të lartë të sigurisë së plotë në çdo çështje të Zotit dhe Shpalljes. Kështu, me durim dhe siguri e dituri të plotë arrihet grada e udhëheqësit (imamit) në fenë e Zotit. Por kishte edhe çështje për të cilat bijtë e Izraelit ranë në kundërshti. Pati prej tyre që ia qëlluan të vërtetës dhe pati që nuk ia qëlluan, ose me vetëdije ose gabimisht. Thotë i Madhëruari:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë