Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 54

يَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ 54 ٥٤

Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit; e, me të vërtetë, xhehennemi do t’i përfshijë të gjithë mohuesit – (54)

Tefsiri

Ata kërkojnë shpejtimin e dënimit

(dhe ai do t'u vijë). - Edhe sikur ata të shpëtojnë dhe të mos i kapë dënimi në këtë dynja, ata i pret dënimi në ahiret nga i cili nuk ka për të shpëtuar askush prej tyre, pavarësisht nëse në dynja iu jepet menjëherë apo iu shtyhet dënimi.

Sigurisht, Xhehenemi ka për t’i rrethuar jobesimtarët nga të gjitha anët. -

Ata nuk mund të gjejnë rrugëdalje e shpëtim prej Zjarrit. Ai ka për t’i përfshirë në flakë nga të gjitha anët, ashtu sikurse në këtë dynja ata u pushtuan dhe u zhytën në gjynahet e tyre, në poshtërsitë dhe mohimin e Zotit. Ai është një dënim i ashpër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë