Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ مِنَ الْجَنَّةِ غُرَفًا تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ نِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ
Na, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i vendosim në pallatet e xhennetit, nën të cilët rrjedhin lumenjtë, aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i punëtorëve. (58)
Por atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim në Xhenet banesa
(të larta), poshtë të cilave rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë; një shpërblim ky i shkëlqyer për ata që bëjnë punë të mira... -
Ata të cilët kanë besim të saktë dhe e vërtetojnë këtë besim me veprat e mira dhe adhurimet e sinqerta vetëm për Zotin dhe sipas kënaqësisë së Tij, Ai do t’i shpërblejë me banesat më të larta dhe të bukura, ku do të gjejnë çdo gjë që ua dëshiron shpirti dhe u kënaq sytë. Ai i tregon se ata do të jetojnë dhe kënaqen përjetësisht. Sa të mira janë ato shpërblime në Xhenetet e larta për ata që punojnë për hir të Allahut dhe i përkushtohen Atij me adhurime! Por cilat janë cilësitë e këtyre fatlumëve? Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë