Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُ ۚ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْكَافِرِينَ
Kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Perëndisë ose mohon të vërtetën që i ka ardhur? Vallë, a nuk është xhehennemi vend për mohuesit? (68)
E kush është më i padrejtë se ai që shpif kundër Allahut -
Këta të mjerë trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe i atribuojnë Atij kotësira. Këta të mjerë, edhe pse janë vetë të zhytur në humbje e kotësi, pretendojnë se e kota dhe humbja është ajo që thotë Zoti dhe nuk e pranojnë të vërtetën që vjen prej Tij....dhe mohon të vërtetën, pasi ajo ka ardhur
(e qartë)? - Ata refuzojnë Shpalljen, që Zoti ia dhuroi Profetit të Tij. Por le ta dijnë këta të mjerë se ata po i pret Xhehenemi:Atëherë, a nuk është Xhehenemi vendi i jobesimtarëve? -
Atje do të marrin atë që meritojnë, për shpifjet dhe refuzimin e së vërtetës; atje do të poshtërohen dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të dalin kurrë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë