Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 68)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 68

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُ ۚ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْكَافِرِينَ 68 ٦٨

Kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Perëndisë ose mohon të vërtetën që i ka ardhur? Vallë, a nuk është xhehennemi vend për mohuesit? (68)

Tefsiri

E kush është më i padrejtë se ai që shpif kundër Allahut -

Këta të mjerë trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe i atribuojnë Atij kotësira. Këta të mjerë, edhe pse janë vetë të zhytur në humbje e kotësi, pretendojnë se e kota dhe humbja është ajo që thotë Zoti dhe nuk e pranojnë të vërtetën që vjen prej Tij.

...dhe mohon të vërtetën, pasi ajo ka ardhur

(e qartë)? - Ata refuzojnë Shpalljen, që Zoti ia dhuroi Profetit të Tij. Por le ta dijnë këta të mjerë se ata po i pret Xhehenemi:

Atëherë, a nuk është Xhehenemi vendi i jobesimtarëve? -

Atje do të marrin atë që meritojnë, për shpifjet dhe refuzimin e së vërtetës; atje do të poshtërohen dhe ai do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të dalin kurrë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë